Pronari i Interit humbet gjyqin, futet në borxh 157 milionë funte me Premier Ligën

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Pronarët e Interit, Suning do të paguajë 157 milionë funte Premier Ligës pasi një vendimi sot që lidhet më të drejtat televizive.

Suning që ka në pronësi PPTV kishin arritur një marrëveshje tri vjeçare për të transmetuar 380 ndeshje të Premier Ligës në Kina nga viti 2019 deri më 2022, e cila u arrit më 2016. Ata paguan 12 herë më shumë sesa transmetuesit e mëparshëm Super Sports Media.

PPTC dështoi ta paguaj ratën e parë prej 257 milion funteve  dhe në marsin e vitit të dytë ata dështuan për të paguar edhe ratën e dytë prej 160 milionë funte, duke u thirrur në probleme financiare. Marrëveshja u shkëput gjashtë muaj më vonë dhe lënda shkoi në gjykatë.

Suning është përballur me probleme të mëdha financiare gjatë pandemisë Covid dhe në mars 2021 ata falimentuan me ekipin e tyre në Super Ligën Kineze, Jiangsu FC. Verën e kaluar ata u detyruan ta shesin yjet e Interit, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi në mënyrë që të barazojnë librat financiar.

Konglomerati kinez është në biseda për ta shitur Interin muajve të fundit por ende nuk është arritur ndonjë progres kuptimplotë për momentin.

Kompania ka lajmëruar kohëve të fundit që “problemi i borxheve në grupin e tyre është duke u stabilizuar gradualisht”, duke sugjeruar që ata janë në pozitë të mirë për të paguar borxhin e Premier Ligës. 

Të ngjashme