PSG fiton edhe pa Messi-Neymar, Rashani nuk mund të bëjë asgjë

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

PSG ka fituar 4:0 ndaj Clermont në javën e pestë të Ligue 1.

Pavarësisht mungesave të shumta në formacionin titullar, mes të cilëve kanë qenë edhe Messi me Neymar, skuadra e Pocettino nuk ka pasur probleme të sigurojë tri pikët.

Herrera ka qenë protagonisti i 45 minutave të para me dy golat e shënuar në minutën e 20-të dhe të 31-të.

Mbappe ka trefishuar avantazhin e vendasve në të 55-ën dhe Gueye ka fiksuar shifrat në 4-0 në të 65-ën.

Elbasan Rashani luajti 27 minuta, por pa mundur ta ndihmojë skuadrën.

Lajm i mirë edhe për Donnarumman, i cili ka bërë debutimin e tij në portë sot me PSG-në.

Të ngjashme