PSG-ja intererohet për Mendyn

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

PSG-ja ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Manchester Cityt, Benjamin Mendyn, raportoi “The Sun”.

Senegalezi që luan për përfaqësuesen e Francës, ka pasur probleme me lëndime te City këtë sezon, ku është paraqitur në vetëm 12 ndeshje, duke shënuar një gol dhe ka bërë edhe një asistim.

Bëhet e ditur se Mendyt mund t’i jepet një mundësi që të rikthehet në Francë te Parisi.

26-vjeçari ka bërë karrierë te Le Havre, Marseille dhe Monaco.

Nga Monaco kishte kaluar te City në vitin 2017 për 57.5 milionë euro. Me klubin anglez ka kontratë deri në vitin 2023.

Të ngjashme