Publikohen rezultatet, 90 raste të reja pozitive me Covid-19 në Premier League

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Premier League ka marrë rezultatet e testeve të radhës për Covid-19.

Njoftimet e fundit nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se në 12345 testime të kryera janë përfshirë pjesëtarë të stafeve të klubeve dhe lojtarë.

Nga 12345 testime të kryera, Premier League ka marrë 90 raste të reja me Covid-19, përcjell lajmi.net.

Situata vazhdon të jetë e rrezikshme në futbollin anglez, përkundër faktit se klubet kanë vendosur të mos anulojnë xhiron e Krishtlindjes.

Më herët Premier League ka njoftuar se nga lojtarët e skuadrave të ligës elitare, 77% janë të vaksinuar me dy doza.

Vendimi për anulimin e xhiros së periudhës së festave mund të ndryshohet vetëm nga qeveria britanike. Mbetet të shihet nëse pas këtyre rezultateve do të ketë ndryshim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme