Ramos: E trishtueshme të largohesh nga Real Madridi, shpresoj që Mbappe të qëndroj te PSG

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos dha intervistën e tij të parë për media që prej kalimit te Parisi SG, ku nuk ka nguruar të shpreh dashurinë që ende ndjen për “Los Blancos”.

Ai në fund u ndal edhe tek e ardhmja e Kylian Mbappe.

“Kam patur një përvojë të mrekullueshme në Madrid, ruaj kujtimet më të bukura. Është e trishtueshme të largohesh nga një shtëpi, që të dha aq shumë. Mora iniciativën për të ardhur te PSG, një ekip me një projekt që po bëhet realitet”.

“Dua pak kohë të integrohem, por më pëlqejnë sfidat. Vazhdoj ta ruaj atë iluzionin për të fituar edhe këtu. Do të doja të bëja aq mirë, sa në Madrid. Vij në ekipin ideal, aty kum kam dashur të jem”, deklaroi fillimisht Ramos.

Mbrojtësi nuk hap polemika ndërsa pyetet nëse Reali bëri gjithçka duhej për ta mbajtur në Madrid.

“Pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, por tashmë e kam bërë të qartë në konferencën time të fundit për shtyp: nuk ka kthim prapa. Jam aventurier dhe përparësia ime ishte projekti sportiv. Gjithashtu, edhe trajtimi që më bënë presidenti, Leonardo, Pochettino…”.

Ramos tani është në Paris, ndërsa Kylian Mbappe mund të largohet. Mbrojtësi thotë se do të dëshironte të luante me më të mirët.

“Këshilla në nivelin personal nuk mund të jap. Mund t’i tregoja diçka nga përvoja, por do ta bëja privatisht. Si lojtar i PSG-së do të doja që ai të qëndronte. Më pëlqen të luaj me më të mirët dhe Mbappe është njëri prej tyre”.

“Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Mbappé. Dua që ai të qëndrojë këtu, sepse është shumë i ri dhe bën ndryshimin. Këtu është një ekip shumë i mirë. Fryma ime fituese është ajo që mund të kontribuoj në grup. Nëse kjo mund të infektojë një shok skuadre, aq më mirë”, ka thënë ai. /Telegrafi

Të ngjashme