Rashford në bisedime me United për kontratën e re

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka hapur bisedimet me Marcus Rashford në përpjekje për nënshkruar kontratën e re afatgjatë me të.

21 vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit me skuadrën nga Old Trafford, shkruan Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Por që në të ka opsionin e vazhdimit deri më 2021. Megjithatë Djajtë e Kuq duan që t’i sigurojnë shërbimet e tij në mënyrë që t’i stopojnë skuadrat tjera që kanë shprehur dëshirën për ta pasur.

Rashford pritet që t’i dyfishojë të ardhurat, sikurse shoku i tij Anthony Martial që poashtu ka vazhduar kontratën muajin e kaluar.

Të ngjashme