Reagon edhe Vojvoda: Nuk diskutohet dashuria për vendin

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda është lojtari i radhës që ka reaguar në Intagram

Shumë tifozë, janë duke e drejtuar pa të drejtë gishtin drejt lojtarëve të Kosovës për eliminin e Dardanëve nga Maqedonia e Veriut në Ligën e Kombeve, por shkaqet duhet të kërkohen diku tjetër.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e shumë lojtarëve të Kosovës, të cilët me statuse në rrjete sociale po bëjnë thirrje që të vazhdohet që të përkrahet vendi.

I fundit është futbollisti i Torinos, Mërgim Vojvoda.

“Dashuria për vendin nuk mund të diskutohet. Dhemb shumë sepse të gjithë ndihemi të tradhtuar por është futbolli. E ardhmja është e jona dhe ne nuk do të dorëzohemi kaq lehtë. Në fitore ose humbje, ne mbetemi të bashkuar dhe të fortë. Sot dhe përgjithmonë me Kosovën ♥️”, ka shkruar ai.

Të ngjashme