Real Madridi kërkon 90 milionë euro për Gareth Bale

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 09:34 | Nga

Real Madridi është i hapur për ta shitur Gareth Balein gjatë verës.

Klubi madrilen është i gatshëm ta shesë uellsianin te cilado skuadër që i ofron 90 milionë euro për të, sipas Diario Gol, përcjell Express.

Bale i ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Ligës që prej transferimit në Madrid, por ka vuajtur nga një numër dëmtimesh serioze.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, beson se tani është koha e duhur për ta shitur anësorin uellsian prandaj edhe ia ka vënë çmimin atij.

Bale është objektiv i Manchester Unitedit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme