Real Madridi prezanton përforcimin e ri

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 14:39 | Nga

Alvaro Odriozola sot edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i skuadrës së madhe spanjolle, Real Madrid.

Transferimi ishte kompletuar para disa ditësh, ndërsa sot lojtari ka shkelur për herë të parë në Santiago Bernabeu me fanellën e bardhë të Kampionëve të Evropës.

Odriozola gjatë prezantimit tha se është një nder i madh që është pjesë e Realit, skuadër të cilën gjithmonë e ka ëndërruar.

Ai premtoi se do të jap maksimumin për këtë fanellë, në mënyrë që të shpaguajë besimin e dhënë nga klubi.

Odriozola u transferua nga Real Sociedad për 35 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme