Reali e liron Balen pa dëmshpërblim

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

“Los Blancos” janë të gatshëm të heqin dorë nga ylli uellsian vetëm për ta shmangur rrogën e tij të majme

Gareth Bale mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere si lojtar i lirë.

Ylli uellsian ka kontratë edhe një vit me “Los Blancos”, por nuk është sekret tashmë se ai dëshiron të largohet këtë verë nga Madridi.

Dhe, pasi Reali po përballet me vështirësi ekonomike shkaku i koronavirusit, ky klub mund ta lirojë Balen vetëm për ta shmangur rrogën e tij të majme.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”.

Gjithashtu, Reali mund ta mbyllë para kohe edhe kontratën me James Rodriguezin, i cili gjithashtu paguhet shumë në Madrid.

Madrilenët do të kërkojnë fillimisht blerës për Balen e Jamesin.

Dhe, nëse nuk gjejnë të tillë, mund t’i lirojnë këta dy lojtarë pa dëmshpërblim. 

Të ngjashme