Reali e sheh Alex Sandron si zëvendësuesin adekuat të Marcelos

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga largimet më të sigurta nga Real Madridi është ai i mbrojtësit brazilian Marcelo.

Kapiteni i parë i Los Blancos ka kontratë deri në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka asnjë shenj për rinovimin e saj.

Me largimin e tij në fund të sezonit, në krahun e majtë të mbrojtjes të Los Blancos do të mbetej vetëm mbrojtësi francez Ferland Mendy.

Calciomercato ka raportuar se mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro i është ofruar madrilenëve nga agjentët e tij.

Carlo Ancelotti e pëlqen shumë mbrojtësin brazilian dhe do t’i pëlqente të punonte me të.

30-vjeçari ka një kontratë me torinezët deri në verën e vitit 2023, derisa mund të largohet gjatë verës për 15-20 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme