Reali i gatshëm të thyejë rekordin e transferimit të Neymarit për Kanen

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 13:00 | Nga

Harry Kane mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë, kjo pasi ka tërhequr vëmendjen e gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Goal raporton se “Mbretërit” janë të gatshëm të thyejnë rekordin botëror për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar anglez.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Reali është i gatshëm të ofrojë 226 milionë euro, 4 milionë euro më shumë se që pagoi PSG-ja për transferimin e Neymarit.

Kane ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon me Tottenhamin, duke shënuar 20 gola në Premier Ligë, që e bën golashënuesin më të mirë në ligë me dy gola më shumë se ndjekësi i parë Mohamed Salah.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme