Referët kosovarë do ndajnë drejtësi në dy ndeshje të Conference League

Prishtinë | 27 Kor 2022 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Dy ndeshje do të referohen nesër nga gjyqtarë kosovarë, të cilat luhen në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Gjyqtari Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Viking dhe Sparta Praga, me Granit Hysenin dhe Lumturije Hadrin si referë anësorë. Alban Shala do të luajë rolin e gjyqtarit të katërt. Ndeshja fillon nga ora 19:00.

Në ndeshjen tjetër, e cila luhet nga ora 20:00, mes Vaduz dhe Koper, gjyqtari kryesor për ndarjen e drejtësisë do të jetë Besfort Kasumi. Kasumi do të ndihmohet nga anësorët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa referi i katërt në ndeshje do të jetë Gramos Shala.

Të ngjashme