Rekordi negativ i Barcelonës në Camp Nou këtë sezon

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është duke pasur një nga sezonet më të dobëta në histori të klubit.

Klubi katalunas ka pranuar 21 gola në 15 ndeshje në Camp Nou këtë sezon, me një mesatare prej 1.4 golave për ndeshje, përcjell lajmi.net.

Kjo nënkupton se rekordi i Barcelonës në shtëpi është më i keq sesa si mysafirë, kjo është një gjë shumë e rrallë për ta.

Në ndeshjet jashtë shtëpisë, blaugranët kanë pranuar vetëm 15 gola në 18 ndeshje, pra, 0.8 gola për ndeshje.

Gjithashtu, është hera e parë që nga sezoni 1980/81 kur Barca pësoi 3+ gola në tre nga 15 ndeshjet e tyre të para në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme