Rikthehet Botërori: Ky është orari i ndeshjeve çerekfinale

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 15:04 | Nga

Kampionati Botëror ka hyrë në fazën e fundit. Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, ndërsa turneu përfundon më 15 korrik, shkruan Gazeta Metro.

Pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8 të finales, 8 ekipet e vetme që kanë mbetur do të luajnë në dy ditët në vazhdim.

Uruguaji që eliminoi Portugalinë përballet me Francën, nesër prej orës 16:00 në stadiumin e Nizhny Novgorod, ndërsa ndeshja e dytë në program është ajo mes Brazilit dhe Belgjikës që zhvillohet prej orës 20:00 në Kazan Arena.

Uruguaji si duket nuk do të mund të llogarisë në lojën e Edinson Cavanit, futbollistit që eliminoi Portugalinë me dy gola por u lëndua në proces.

Në anën tjetër, Brazili vjen në çerekfinale pas fitores ndaj Meksikës, kurse Belgjika kaloi nëpër ‘vrimë të gjilpërës’ ndaj Japonisë për të arritur çerekfinalen.

Ndërkaq, të shtunën zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale mes Anglisë dhe Suedisë si dhe mes Rusisë dhe Kroacisë.

Të ngjashme