Rinovimi i Messit, Laporta jep përditësimet e fundit: Do të doja të na thoshte ‘po’ sa më herët

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Gazeta katalunase, La Vanguardia, ka publikuar në intervistë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, në të cilën ai ka dhënë përditësimet e fundit lidhur me të ardhmen e Lionel Messit.

Superyllit argjentinas i skadon kontrata më 30 qershor, ndërsa akoma nuk ka një marrëveshje me klubin për rinovimin e saj.

“Do të doja që Messi të na thoshte ‘po’ sa më herët që është e mundur. Ai do të na ndihmonte në çdo aspekt”, ka thënë Laporta duke shprehur besimin se 33-vjeçari do të vazhdojë të luajë në Camp Nou, sidomos tashmë kur Barca e ka transferuar Sergio Agueron, i cili po përpiqet ta bindë bashkëkombësin e tij për të qëndruar.

“Aguero po ndihmon. Ai i thotë secilën ditë (Messit) që të qëndrojë… Unë i jam mirënjohës atij (Messit) për dëshirën që ka shprehur për të qëndruar”, ka shtuar kreu u Blaugranëve.

Më tej, presidenti ka theksuar se klubi do të transferojë edhe emra të tjera – “tre ose katër transferime të tjera” këtë verë. (Intervista është bërë para nënshkrimit të Memphis Depay, i cili u zyrtarizuar të shtunën).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme