Rivalët e vjetër do ta diskutojnë fitimin e Kupës pas dështimeve në kampionat

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 09:42 | Nga

Ka ardhur dita për tu zhvilluar ndeshja finale në Kupën e Kosovës, ku përballë do të jenë dy rivalët e vjetër të futbollit tonë Prishtina dhe Vëllaznimi.

Kjo finale i gjen dy skuadrat pas dështimeve në kampionat, ku Prishtina humbi titullin në xhiron e fundit ndërsa Vëllaznimi nuk arriti t’i shpëtoj rënies pasi ra nga barazhi.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Prishtina do të kërkojë triumfin e gjashtë në Kupën e Kosovës, ndërsa Vëllaznimi të dytin.

Dy rivalët e vjetër janë përballur këtë edicion tri herë mes vete në kampionat, ku dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues 0-0, 2-2 si dhe një fitore i ka takuar Prishtinës 1-0.

Prishtina në këtë takim do të hyjë pa dy ish-lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Currin dhe Armend Dallkun që u ndëshkuan me karton të kuq në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Dritës, ndërsa mungesa tjera janë edhe Shqiprim Taipi, Lorik Boshnjaku dhe Mentor Mazrekaj.

Vëllaznimi është i plotë për këtë finale dhe do të tentojë triumfin e dytë në histori të klubit.

Prishtina dhe Vëllaznimi e kishin parë vetën në finale të Kupës së Kosovës edhe në vitin 1994, ku në atë botë triumfuan kryeqytetasit me rezultat minimal 2-1.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me fillim nga ora 16:00.

Gjyqtarët e takimit do të bëhen të ditur pakë orë para fillimit të ndeshjes nga FFK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme