Robben lëndohet sërish

Prishtinë | 17 Kor 2016 | 11:46 | Nga

Arjen Robben do ta humbë fillimin e sezonit në Bundesligë.

Klubi i Bayern Munichut e ka konfirmuar se Arjen Robben do të mungojë për gjashtë javë.

Holandezi e pësoi një lëndim në miqësoren ndaj Lippstadt, të cilën Bayerni e fitoi 4:3.

Dhe, testet mjekësore mëngjesin e së dielës e konfirmuan se ai është lënduar në ijë dhe do të mbetet jashtë fushave përafërsisht 1 muaj e gjysmë.

Robben nuk po arrin assesi t’i mënjanojë lëndimet, të cilat po e përcjellin vazhdimisht.

Të ngjashme