Roma arrin marrëveshje me trajnerin Fonseca

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Klubi italian, Roma ka arritur marrëveshje me trajnerin që do t’i drejtoj ata për tre vitet e ardhshme.

Pas shumë alternativave që ka pasur në këto javët e fundit, Roma më në fund ka gjetur trajnerin e ri të skuadrës.

Bëhet fjalë për Paulo Fonsecan, portugezin që drejton Shakhtar Donetsk prej vitit 2016.

Sipas raportimeve të Sky Sport, klubi italian ka arritur akordin me 46-vjeçarin, i cili pritet të mbërrijë në Romë ditën e hënë për të nënshkruar më pas kontratën me klubin e ri, transmeton kp.

Trajneri portugez u bë i famshëm edhe për veprimin e bërë në një konferencë për shtyp pas fitores kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. Fonseca kishte premtuar se do të vishej si “Zorro” nëse ekipi i tij do të kualifikohej dhe e mbajti fjalën.

Të ngjashme