Roma dhe Milani fillojnë bisedimet për shkëmbimin e lojtarëve

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e dy skuadrave të mëdha italiane, Romës dhe Milanit kanë filluar bisedimet për një shkëmbim të bujshëm.

Fjala është për dy sulmuesit anësorë, Cengiz Underin e Romës dhe spanjollin Suso të Milani.

Under nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e trajnerit Paulo Fonseca te Roma dhe ka kërkuar largimin.

Tottenham Hotspur dhe Everton gjithashtu interesohen për transferimin e anësorit turk.

Ndërkohë te Milani sulmuesi anësor Suso nuk ka shkëlqyer këtë edicion si të mëparshmit.

Kjo ka bërë që krerët e dy klubeve të mendojnë shkëmbimin kokë më kokë të lojtarëve, që Under të kaloj te Milani dhe Suso te Roma.

Mediat italiane kanë raportuar se ky shkëmbim i lojtarëve mes dy klubeve është shumë afër dhe zyrtarizimi mund të bëhet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme