Ronaldo bën “unfollow” faqen e Real Madridit në Instagram

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 17:41 | Nga

Juventusi ka bërë një nga blerjet më të mëdha këtë verë duke nënshkruar me Cristiano Ronaldon, dhe kjo bëri që portugezi të largohet nga kryeqyteti spanjoll pas nëntë vjetësh.

Numri 7, ka filluar të ndjekë në Instagram shokët e tij të ri të ekipit nga Torino, ndërsa ka vendosur që të mos e përcjellë më Real Madrid-in në këtë rrjet social.

Ish-anëtari i Manchester United-it, vazhdon t`i ndjekë shokët e tij nga “Santiago Bernabeu” si dhe dy nga ish-trajnerët, Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme