Ronaldo: Më pëlqen ta shoh Messin duke luajtur

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 09:27 | Nga

Gjithmonë në publik bëhet pyetja se kush është më i mirë Ronaldo apo Messi, pasi të dy së bashku në nëntë vitet e fundit e kanë fituar Topin e Artë.

Portugezi do të luajë të shtunën edhe një finale, ndërsa në një intervistë ka thënë se i pëleqen ta shoh Messin duke luajtur.

“Më pëlqen t’i shoh lojtarët e mirë dhe Messi është një prej tyre. Ai është lojtar”. “Më të vërtet më pëlqen ta shoh atë në fushë dhe të gjithë lojtarët e tjerë të mëdhenj”.

Ronaldo këtë sezon ka shënuar 40 gola në të gjitha garat, ndërsa e ndihmoi Real Madridin ta fitojë La Ligan dhe luan në finale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi 32 vjeçar foli për marrëdhënien që ka me Messin, duke mos e konsideruar rival, por një koleg.

“Sa herë që jam me të, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Messin”. “Nuk është se unë shkoj në shtëpinë e tij dhe hamë së bashku. Ai nuk është mik, por unë e konsideroj atë një shok në profesion dhe jo një rival, sepse nuk më pëlqen këso krahasime”.

“Është pjesë e punës dhe e botës së futbollit”, ka thënë Ronaldo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme