Ronaldo mund të largohet nëse Manchester United nuk arrin të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo bëri një rikthim përrallor te Manchester United këtë verë, 12 vjet pas largimit nga klubi, por ribashkimi i shumëpritur mund të mos zgjasë aq gjatë sa shpresonin shumica e tifozëve të Djajve të Kuq.

Manchester United është aktualisht në një krizë, me paraqitje dhe rezultate të dobëta që e kanë përjashtuar atë nga gara për titull në Ligën Premier, duke e lënë Ronaldon të shqetësuar.

Nëse klubi dështon që të arrijë në top katërshe të Ligës Premier dhe humb mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2022/23, mund të ndodh që Ronaldo të largohet në një klub tjetër.

Sipas Express, Ronaldo mund të detyrohet të largohet në verën e ardhshme nëse fati i ekipit nuk ndryshon.

Sulmuesi portugez ka një dëshirë të madhe për tituj, si individual ashtu edhe ekipor, dhe nuk dëshiron të qëndrojë në një klub, pritshmëritë dhe aftësitë e të cilit nuk janë në të njëjtin nivel me të tijat.

Ronaldo, në një intervistë të fundit, e bëri të qartë se nuk u kthye në Ligën Premier League thjesht për të mbyllur vitet e mbetura të karrierës së tij. /Telegrafi

Të ngjashme