Rrahman Ademaj dhe Linda Zeqiri fitues të turneut “Lidhja e Prizrenit”

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 15:40 | Nga

Të dielen, në palestrën Sezai Surroi në Prizren u mbajt turneu tradicional i pingpongut Lidhja e Prizrenit. Morën pjesë mbi 70 pingpongistë nga tri shtete: Kosova, Maqedonia dhe nga Shqipëria.

Garat u zhvilluan në dy faza, atë të grupeve dhe eliminuese. Në konkurrencën e femrave pas garave në grupe garat me eliminime sollën ndeshje më interesante dhe cilësore, megjithëse ka mungesë masoviteti. Në dy gjysmëfinalet u takuan Linda Zeqiri dhe Iliriana Haliti nga Kosova si dhe Kamela Katillari dhe Daniela Abazi nga Shqipëria. Linda e mundi Ilirianën me 3:0 në seta dhe me merit u plasue në finale, ku e priste Kamela Katillari që poashtu me 3:0 e mundi rivalen e saj Abazi.

Në finale, Katillari filloi më mirë dhe krijoi epërsi të lartë, por mungesa e përvojës e pengoi atë që të fitonte setin e par, pasi Linda u këndell shpejt dhe nuk lejoi befasi, për të qenë më e bindshme në dy setat e tjera dhe e fitoi ndeshjen me 3:0 në seta.

Te meshkujt, kishte shumë ndeshje të mira dhe me rivalitet të theksuar. Është bërë e pashmangshme që në duelet gjysmëfinale të meshkujve të mos i shohim katër më të mirët aktualisht, Rrahman Ademaj, Kreshnik Mahmuti, Mentor Shabani dhe Fatih Karabaxhaku.

Në gjysmë finalen e parë Ademaj, megjithë rerezistencën e Karabaxhakut ia doli të kalojë në finale, sikur edhe Kreshnik Mahmuti që e mundi Mentor Shabanin me rezultatin 3:1 në seta.

Ndeshja më e bukur, ashtu siç pritej, ishte finalja ndërmjet Ademajt dhe Mahmutit. Mahmuti e fitoi setin e parë dhe po luante mirë edhe në të dytin dhe dukej sikur do tia dalë ta mundë lojtarin e parë nga ranglista, por në momentet vendimtare të setit të dytë vendosi pjekuria dhe përvoja e Rrahmanit gjë që pati ndikim edhe në rrjedhën e më tejme të ndeshjes, pasi Kreshniku edhe pse barazoi 2:2 në seta, nuk arriti të rikthehej për ta fituar ndeshjen, që përfundoi me triumfin e Ademajt me rezultatin e ngushtë 3:2 në seta.

Më të mirët u shpërblyen me mirënjohje, medale e Kupa , të cilat i ndanë drejtori i Drejtoratit të sportit të Prizrenit dhe përfaqësuesi i FPPK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme