Rrahmani triumfon, Celina dhe Hadërgjonaj pësojnë debakël

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Të hënën në mbrëmje u zhvilluan ndeshjet e mbetura të javës së fundit në kampionatet evropiane.

Në disa prej tyre, u paraqiten  lojtarët e kombëtarës së Kosovës në futboll.

Kapiteni Amir Rrahmani, ishte në formacionin bazë të Napolit në fitoren bindëse ndaj Veronas në udhëtim, 2-5, njofton Klankosova.tv.

Pjesë e 11-shes startuese ishte edhe Vedat Muriqi tek Mallorca, që barazoi 0-0 me Athletic Bilbaon në La Liga të Spanjës.

Me këto shifra u përmbyll edhe ballafaqimi i Superligës së Turqisë, Konyaspor-Basaksehir, ku tek vendasit u paraqit mesfushori Zymer Bytyqi.

Ndryshe nga Bytyqi, Muriqi dhe Rrahmani, e hëna ishte negative për Bersant Celinën dhe Florent Hadërgjonaj.

Dyshja kosovare ishin në formacionin bazë të Kasimpasa, ekip ky që pësoi thellë në shtëpi nga Fenerbahce, me shifrat 0-6.

Të ngjashme