Sarri afër marrëveshjes me skuadrën nga Serie A

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka nisur bisedimet me trajnerin Maurizo Sarri.

Sipas mediave italiane trajneri aktual i napolitanëve, Gennaro Gattuso, do të largohet në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit italian kanë vendosur të mos i vazhdojnë kontratën Gattusos, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Trajneri Sarri aktualisht është i papunë që prej largimit nga Juventusi. Sarri për tri sezone ishte trajner i Napolit nga viti 2015-të deri më 2018.

Ai gjatë karrierës së tij ka udhëhequr edhe skuadra si Chelsea, Verona, Empoli.

Të ngjashme