Serbët reagojnë për mënyrën se si komentatori malazez festoi golin e Beqirajt

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Fatos Beqiraj ka shënuar të martën gol në minutën e 93-të për t’ia siguruar Malit të Zi fitoren 1:0 në udhëtim ndaj Luksemburgut.

Golin e Beqirajt në mënyrë më emocionale e ka festuar komentatori televizionit të Malit të Zi.

Dhe, mediat serbe menjëherë kanë reaguar ndaj mënyrës së komentimit, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në mes të dy vendeve.

“Veprim i turpshëm i komentatorit malazez: ka festuar fitoren e përfaqësueses me me këngën famëkeqe të ustashëve, që lavdëron vrajen e serbëve”, ka shkruar “novosti.rs” të mërkurën.

Bëhet fjalë për komentimin e komentatorit me përvojë, Milutin Grgur.

“Beqiraj, Beqiraj … ja agimi, ja dita, ja Beqo kapetani… dhe goli I tij pas tri vjetësh. Mali I Zi po udhëheq”, ka komentuar zëshëm Grgur. Mediat serbe e vlerësojnë të turpshëm këtë mënyrë komentimi, duke shkruar se me ato fjalë fillon edhe një himn i ustashëve kroatë. Beqiraj është nga Peja, kurse mbanë rekordin për më së shumti paraqitje për Malin e Zi. Të martën shënoi golin e dhjetë për Malin e Zi, pas një pritje të gjatë. Ai nuk kishte shënuar për përfaqësuese më shumë se tri vjet. Beqiraj vlerësohet lart nga tifozët e Malit të Zi. Në shumë ndeshje ishte edhe kapiten.


Të ngjashme