Serie A kërcënohet me suspendim pas vdekjes së tifozit të Interit

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Serie A mund të suspendohet pasi një tifoz i Interit ka vdekur të enjten në mëngjes shkaku i lëndimeve që pësoi në përleshjet me tifozët e Napolit në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën.

Presidenti i Federatës së Italisë, Gabriele Gravina ka kërcënuar me suspendim të ndeshjeve pas incidentit tragjik dhe pas fyerjeve raciste në ndeshjen që e fitoi Interi.

“Pasi u godit nga një furgon para ndeshjes, u dërgua në spitalin e San Carlos. Operacioni i gjatë nuk ishte i mjaftueshëm, lëndimet ishin shumë serioze”, ka thënë Gravina.

Sipas mediave italiane, incidenti ka ndodhur në fund të përleshjes së fansave të Napolit dhe Interit. Rreth 60 tifozë janë përfshirë në përleshje.

Ndeshja u përshkua me fyerje raciste ndaj qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly. Ekipi mysafir kërkoi për suspendim të takimit pasi 27-vjeçari është fyer me baza raciste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme