Serie B publikon orarin e ri të ndeshjeve të mbetura

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Serie B do të rikthehet me ndeshjen Ascoli – Cremonese më 17 qershor, derisa parashihet që ky edicion të përfundojë më 1 gusht, derisa ndeshjet e play-offit do të jetë nga 4 deri më 20 gusht.

Liga e dytë më e rëndësishme në Itali ka publikuar kalendarin e ndeshjeve të mbetura, pasi ato u ndërprenë shkaku i coronavirusit.

Klubet po ashtu pajtuan për rregullat e reja, duke lejuar kështu pesë zëvendësime brenda një ndeshje.

Java e 29-të do të luhet e plotë nga fundjava që fillon më 21 qershor, e që do të ketë tri xhiro në mesjavë, 30 qershor, 14 korrik dhe 28 korrik.

Sezoni duhet të përfundojë më 1 gusht, në mënyrë që të përfundohen dhe ndeshjet e play-offit që fillojnë më 4 gusht, dhe duhet të mbyllen më 20 gusht.

Por, Serie B ende nuk ka treguar se në çfarë orari do të luhen ndeshjet, gjersa parashikohet që ato të jenë pas orës 16:00.

Të ngjashme