Sevilla barazon në fund ndaj Liverpoolit

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 23:22 | Nga

Triller i vërtetë ka qenë përballja në Ramón Sánchez Pizjuán, pasi vendasit arritën të marrin një pikë nga ndeshja me të përzgjedhurit e Jurgen Kloppit.

Sevilla ka arritur të shënojë në fund të takimit golin e tretë, për të barazuar ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Reds shënuan tre gola në pjesën e parë të takimit, dy përmes Roberto Firmino dhe një tjetër përmes Sadio Mane, por në fund morën vetëm një pikë.

Spanjollët u kthyen në të dytën, me dy golat e Wissam Ben Yedder, ndërsa atë të barazimit dhe të marrjes së një pike e shënoi Guido Pizarro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme