Shakhtar – Manchester City, formacionet zyrtare

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në mes të Shakhtar Donetskut dhe Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘OSC Metalist’ – gjersa Citizens janë favorit në letër.

Në këtë takim, skuadra angleze do të jetë pa lojtarët si Aymeric Laporte, Leroy Sane dhe John Stones, që janë të lënduar.

Ndërsa, skuadra ukrainase nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Davit Khocholava, Oleksandr Pikhalyonok.

Formacioni startues i Shakhtarit: Pyatov, Kryvstov, Stepanenko, Taison, Moraes, Marlos, Solomon, Patrick, Matviienko, Ismaily, Bolbat.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Fernandinho (C), Zinchenko, Gundogan, Rodrigo, De Bruyne, Mahrez, Sterling, Jesus.


Të ngjashme