Shiten 10 mijë bileta për ndeshjen Llapi – Buduçnosti

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

10 mijë bileta janë shitur për ndeshjen Llapi – Buduçnost, që do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Llapit Tahir Batatina, tha se në stadium do të mbretërojë thirrja “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Ai tha se po i rikthehen emocionet e luftës, në kohën kur ai i kishte 21 vjet.

Llapjanët e kanë humbur ndeshjen në Podgoricë me rezultat 2:0.

Atje skuadra kosovare ishte provokuar nga tifozët pro serb “Varvari” me thirrje anti-shqiptare.

Nesër Llapi në stadium do të ketë mbështetje thuajse nga të gjitha trojet shqiptare, ku do të kërkojë përmbysjen e rezultatit dhe të kalojë tutje në Conference League.

Të ngjashme