Shpallet festimi më i mirë i golit në Evropë (Foto)

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:45 | Nga

Sezoni sapo përfundoi në ligat kryesore evropiane e më gjerë dhe kampionët, golashënuesit dhe gjithçka tjetër veçse dihet, e në pritje është vetëm për t’u kuptuar edhe skuadra që do ta ngrit trofeun e Champions League për këtë edicion.

Derisa drejt fundit të sezonit, po zhvillohej luftë interesante dhe shumë e përafërt për golashënuesin më të mirë të Evropës, që ndryshe njihet edhe si “Këpuca e Artë”, një faqe ka bërë një sondazh interesant, ku është votuar për festimin më të mirë të golit.

Nga një numër i madh votash, fituesi u shpall duke marrë 38 % prej tyre dhe ai është sulmuesi francez Antoine Griezmann, i skuadrës spanjolle Atletico Madrid.

Top 4-shja e këtij votimi përmbyllet me festimin e Cristiano Ronaldo (Real Madrid) që ishte i dyti, Paul Pogba (Manchester United) në vendin e tretë dhe në pozitën e katërt me festimin e tij e pozicionua Paulo Dybala (Juventus).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme