Shpresat e pingponugt kosovar në kampin e talentëve në Hungari

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të merr pjesë në kampin “EUROTALENTS PRE-SELECTION CAMP” i cili do të mbahet në Kiskunfélegyháza të Hungarisë, nga data 13 deri 20 gusht 2019

Në kuadër të projektit “ETTU / ITTF – EUROPE EUROTALENTS Talent Identification & Selection” kamp i cili zbulon talentet e rinj të pingpongut në Europe, Kosova do të përfaqësohet në këtë kamp, me 4 kadet dhe 4 kadete për të identifikuar talentet kosovare.

Kampi do të mbahet në Kiskunfélegyháza të Hungarisë, nga data 13 deri 20 gusht 2019 dhe do të udhëhiqet nga krye trajneri z.Ferenc Karsai, nga Hungaria, me bashkëpunëtorët z.Attila Halmai dhe z.Neven Cegnar nga ETTU-ja.

Lojtarët e përzgjedhur për këtë kamp nga Kosova janë: Elsa Behluli, Tana Çitaku, Ajola Behluli, Taibe Ruli, Adriatik Maloku, Elton Shemsiu, Erijn Reka dhe Anes Behluli. Eurotalentet për pjesëmarrje në këtë kamp duhet të jenë të lindur në vitin 2007 ose më vone. Udhëheqës i delegacionit është z.Nehat Çitaku kurse trajnerët kosovar që do të marrin pjese në këtë kamp janë: Ridvan Hashani, Ardian Lamaxhema dhe Besnik Behluli.

Të ngjashme