Shtyhet për kohë të pacaktuar Asambleja e Përgjithshme Vjetore e KOK-ut

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se është shtyer për kohë të pacaktuar Asambleja e Përgjithshme Vjetore, transmeton Gazeta Metro.

Bazuar në vendimin e Qeverisë për pezullimin e aktiviteteve sportive, për shkak të pandemisë së koronavirusit Covid 19, si dhe masave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur të shtyejë Asamblenë e Përgjithshme Vjetore të KOK-ut për vitin 2019.

Asambleja ishte paraparë të mbahet më 31 mars 2020, por tani KOK do t’i njoftojë me kohë Federatat Sportive në Kosovë për datën e re të mbajtjes së Asamblesë.
KOK po ashtu ka shtyrë për kohë të pacaktuar edhe Festivalin Sportiv me Parafillorët, i cili ishte paraparë të mbahet më 7 prill 2020 nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Të ngjashme