Skënderbeu beson te kualifikimi

Korçë | 29 Kor 2017 | 17:06 | Nga

Futbollistët e Skënderbeut besojnë se do të vijojnë garën në Europa League. Humbja 2 – 1 me Mlada Boleslav nuk i ka dekurajuar ata.

“Ai gjysmë goli im, uroj që të na shërbejë”, thotë Liridon Latifi

Ndërsa Orges Shehi shprehet: “Mendojmë dhe besojmë që do ta kalojmë këtë tur”.

Futbollistët pranuan se rivali ishte më mirë fizikisht, por në ndeshjen e dytë do të jetë ndryshe. Në përballjen që do të luhet të enjten në Elbasan Arena, do të jenë të gatshëm edhe futbollistë të rëndësishëm për trajnerin Ilir Daja.

“Me rikthimin e lojtarëve që na munguan si Lilaj dhe Xhejms mendoj se kemi shanset tona, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi kundërshtari e ka bërë një gjysmë hapi”.

Skënderbeu kualifikohet edhe me një fitore minimale 1 – 0 për në fazën play off.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme