Skrtel largohet nga Atalanta vetëm tri javë pasi nënshkroi kontratën

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi Martin Skrtel raportohet se i ka dhënë fund kontratës me Atalantan, vetëm tri javë pasi nënshkroi për italianët.

Ai ishte lojtar i lirë që kur u largua nga Fenerbahçe dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare me Atalantan më 9 gusht.

Skrtel akoma s’ka debutuar në Serie A, por në një lëvizje të papritur, “Tuttomercatoweb” raporton se Skrtel është pajtuar me klubin t’i japin fund kontratës.

Atalanta është edhe pjesë e Ligës së Kampionëve. Shorti e ka vënë përballë Manchester Cityt, Shakhtar Donetskut e Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve.

34-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Zenitin, Liverpoolin e Fenerin.

Të ngjashme