Solskjaer me kontratë të re

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer pritet të firmos kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë në klub për tri vitet e ardhshme, ka njoftuar të dielën “The Sun”.

Tabloidi anglez ka bërë të ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda një periudhe shumë të shkurtër. Me kontratën e re, Solskjaer do të ketë edhe rritje të pagës vjetore në nëntë milionë funte. Në klub janë të kënaqur me punën e trajnerit norvegjez dhe duan ta mbajnë sa ma gjatë në “Old Trafford”. Kontrata aktuale e Solskjaerit skadon vitin tjetër kurse 48-vjeçari është në krye të klubit prej muajit mars të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme