Sonte nis Seria A, këto janë përballjet

Prishtinë | 13 Gus 2022 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Sonte do të fillojë edhe sezoni i ri 2022/23 në Serie A të Italisë. Kampioni në fuqi, Milani do ta hapë sezonin e ri me përballjen në shtëpi ndaj Udineses me fillim nga ora 18:30.

Në këtë orar do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Sampdorias dhe Atalantas.

Nënkampioni i Italisë, Interi do të udhëtojë për t’u përballur me Leccen nga ora 20:45, kurse pikërisht në këtë orar do të debutojë edhe Monza në elitën e futbollit italian ndaj Torinos.

Të ngjashme