Sot, finalja e FA Cup Chelsea – Liverpool

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Sot, më fillim nga ora 17:45, do të luhet finalja e FA Cup ndërmjet Chelseas dhe Liverpool.

Të dyja skuadrat do të zbresin sot në “Wembley” për një ndeshje e cila pritet të dhurojë spektakël, transmeton lajmi.net.

Liverpooli vjen pas një fitoreje në ligë ndaj Aston Villa, njëjtë sikurse Chelsea që e mposhti Leedsin në mesjavë.

Të dyja skuadrat do të tentojnë ta vazhdojnë këtë avaz edhe në këtë ndeshje që do ta kurorëzojë fituesin e ri të kupës më të vjetër në futboll.

Të ngjashme