Southgate distancohet nga marrja e pozitës së trajnerit të United

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ole Gunnar Solskjaer po i ecën mirë me Manchester United.

Megjithë rezultateve pozitive të treguara prej marrjes së detyrës së trajnerit, fjalët nuk kanë pushuar rreth pozitës që ai mban.

I fundit që është përmendur se mund të vjen ë Old Trafford si trajner është përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate.

Port ai vet këmbëngul se është rehat me Tre luanët, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Jam menaxher i Anglisë dhe kjo është privilegj”, ka thënë Southgate.

“Kemi pasur një vit të mirë në 28 të fundit, kemi shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve dhe na duhet që ta sigurojmë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020”.

“Jam trajner i ri, kam më pak se 200 ndeshje të menaxhuara, kështu që, mund të them vetëm se është nder ta kesh këtë rol dhe me të vërtetë po e ndjejë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme