Superligat në Kosovë e Shqipëri japin vetëm portierët e tretë për përfaqësuese

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Kosovës në futboll po vazhdon të rritet, derisa ajo e Shqipërisë vlerësohet edhe më lart.

Por të dy këto gara vazhdojnë të japin vetëm portierët e tretë te përfaqësueset përkatëse, shkruan sot “Koha Ditore”.

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, është lojtari i vetëm nga Ipko Superliga e Kosovës që ka gjetur vend në listën e seleksionuesit Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji. Ai është portieri i tretë pas Arijanet Muriqit të Manchester Cityt dhe kapitenit Samir Ujkani që është pjesë e Rizesporit.

Te Shqipëria, përzgjedhësi Christian Panucci ka ftuar vetëm portierin e Partizanit, Alban Hoxha, nga Kategoria Superiore. Edhe Hoxha, ngjashëm sikurse Bekaj, është portieri i tretë te Shqipëria pas Etrit Berishës (Atalanta) e Thomas Strakoshës (Lazio).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme