Szczesny me kontratë të re te Juventusi

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Portieri polak, Wojciech Szczesny, së shpejti pritet të firmosë kontratë të re me skuadrën e Juventusit. Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten, se palët në parim janë dakorduar dhe se marrëveshja do të bëhet zyrtare gjatë këtij muaji.

Me kontratën e re, 29-vjeçari do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2024.

Sczcesny këtë edicion është titullar te Juventusi, kurse tek ekipi italian është transferuar në vitin 2017 nga Arsenali për 17 milionë euro. Ai këtë edicion ka regjistruar shtatë paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2021. Sczcesny ka fituar dy tituj kampioni në Serie A.

Të ngjashme