Të dielën në mbahet maratona e Prishtinës, marrin pjesë mbi 500 garues

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Organizues i Maratonës “Prishtina 2022” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me përgatitjet për mbajtjen e maratonës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, ka thënë që kjo maratonë është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë.

Sipas tij, maratona do të mbahet me 25 shtator duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit ku do të marrin pjesë mbi 500 garues.

“Ne kemi filluar që nga viti 2021 maratona e parë ndërkombëtare, e cila ka qenë gjysmë maratonë, viti 2020 ka dështuat për shkak të pandemisë. Maratona në Prishtinë organizohet nga Federata Atletikës e Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, përkatësisht Ministria për Kultur Rini dhe Sport”.

“Kjo është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë. Kjo garë startin e ka te Teatri Kombëtar, ne kemi bërë të pamundurën ta organizojmë këtë garë për të treguar që në Kosovë organizohen edhe ngjarje të mëdha”, tha Syjlemani.

Hyzri Bunjaku, udhëheqës i sektorit të sportisti në Komunë  e Prishtinës, tha se do ta mbështesin në vazhdimësi maratonën.

“Komuna e Prishtinës gjithherë ka qenë në mbështetje e këtij organizimi dhe do të jetë në mbështetje. Unë i ftojë të gjithë ata që realisht  e duna shëndetin e tyre e duan sportin që të marrin pjesë në këtë maratonë”, tha Bunjaku.

Ardian Mazreku, përqafues i mediave në Maratonën “Prishtina 2022” tha që shpërblimi kryesor i kësaj maratone do të jetë 500 euro.

“Ne do të jemi të hapur për çdo paqartësi që do të keni nga fillimi e deri në përfundim të mbajtjes së garës. Shpërblimet mund t’i gjeni edhe në faqen tonë, në krahasim me maratonat  ose gjysmë maratonat e kaluara, përpos vrapimit 21 kilometër, tash gara kryesore është 42 kilometra që është maratonë e plotë. Çmimet do të fillojnë nga 500 euro e më poshtë”, tha ai.

Të ngjashme