The Sun: Manchester United fiton betejën për Sanchon

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ia ka dalë të “djegë” konkurrencën për mesfushorin e talentuar anglez Jadon Sancho, pas muajsh të tërë bisedime sekrete me menaxherët e tij dhe drejtuesit e Borussias së Dortmundit.

20-vjeçar po shkëlqen me verdhezinjtë gjermanë dhe ndiqet nga klube të shumta angleze, përfshi këtu edhe Chelsean, por duket se këmbëngulja dhe angazhimi personal i Ole Gunnar Solskjaer ka bërë që Manchester United të jetë një hap larg firmës me Sanchon.

Për kartonin e tij Borussia Dormtund pritet të arkëtojë një shifër prej 110 milionë eurosh, ndërsa edhe vetë mesfushori pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me pagë rreth shtatë milionë euro në sezon, raporton The Sun përcjell Klan Kosova.

Ndërkohë “djajtë e kuq” pritet të arkëtojnë një shifër të ngjashme nga shitja e Paul Pogba, që po kalon ditët e fundit në Manchester pasi sezonin e ardhshëm pritet t’i bashkohet Realit të Madridit ose Juventusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme