Thiago shpreson që Bayerni ta mbajë Coutinhon

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori spanjoll e ka lavdëruar yllin brazilian, i cili është i huazuar në “Allianz Arena” nga Barcelona

Thiago Alcantara shpreson që Bayern Munichu do ta mbajë në ekip Philippe Coutinhon.

Ylli brazilian aktualisht është i huazuar në “Allianz Arena” nga Barcelona.

Por, duket se gjiganti bavarez nuk do ta blejë përfundimisht kartonin e përfaqësuesit brazilian.

Sidoqoftë, Thiago thotë se Coutinho është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se do të ishte madhështore nëse ai mbetet në Bayern.

Coutinho nuk ka bindur sa duhet në Gjermani.

Ai nuk e pati një eksperiencë pozitive as në Camp Nou, prej nga mund të largohet gjatë verës.

Interesim për ish-futbollistin e Interit, Espanyolit e Liverpoolit ka shfaqur Chelsea. 

Të ngjashme