Thibaut Courtois refuzon pagën e re të Chelseat

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 16:07 | Nga

Chelsea i ka ofruar një kontratë të re Thibaut Courtois.

Me marrëveshjen gjertanishme që mbaron në verën e vitit 2019, Chelsea po i ofron kushte të reja portierit belg, raporton Okdiario.

Nëse Courtois refuzon të vendosë penën në letër, Chelsea nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër përveçse ta shesë portierin.

 

Oferta e Chelseas vlen 13 milionë euro për një vit, ndonëse 26-vjeçari vazhdon të hezitojë.

Nëse dëshiron të shkojë në Real Madrid, Courtois do të duhet të pranojë rrogë më të vogël në klubin madrilen.

Megjithatë, kthimi në kryeqytetin spanjoll është në rendin e ditës, pasi vajza e portierit dhe ish e dashura banojnë në kryeqytetin spanjoll.

Ndryshe, Reali është duke kërkuar një portier të ri dhe në mesin e tyre është edhe gardiani i Manchester Unitedit, David de Gea.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme