Tifozët e Buduçnostit para ardhjes në Prishtinë e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Buduçnostit ishin protagonistë për të keq në ndeshjen e parë ndërmjet klubit të tyre ndaj Llapit, në rrethin e parë kualifikues të Conference League.

Ata kishin shfaqur slogane dhe koreografi pro-serbe duke i fyer shqiptarët.

E tifozët nga Podgorica, të quajtur “Varvari”, nuk janë ndalur me kaq, shkruan “Gazeta Express”.

Tifozët, që njihen si pro-serbë, e kanë paralajmëruar ardhjen në Kosovë dhe këtë e kanë bërë përmes provokimit të radhës.

“Barbarët” e kanë prezantuar Kosovën si pjesë të Serbisë përmes një harte të postuar në grupin e tyre në rrjetet sociale.

“Kualifikimet për Ligën e Konferencës. 14.7. ‘Varvari’ për udhëtim mund të paraqiteni sot prej orës 16:00 deri në ora 22:00. Duhet ta sillni kopjen e letërnjoftimit. Kilometra kalojmë, pengesat të gjitha i shkelmojmë”, është shkrimi i tifozëve nacionalistë në “Facebook”.

Llapi ndërkohë ju ka bërë thirrje krejt tifozerive shqiptare për mbështetje, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë mjaft “i nxehtë” të enjten, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues.

Lojën e parë, Buduçnosti e kishte fituar me rezultat 2:0 në Podgoricë, ndërsa Llapi tash synon ta bëjë mrekullinë duke e përmbysur rezultatin.

Mision i vështirë, por jo edhe i pamundur… 

Të ngjashme