Tifozët e Manchester Unitedit s’mund ta durojnë turpërimin nga Liverpooli, largohen nga stadiumi para kohe

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Manchester Unitedit kanë filluar të largohen nga stadiumi Old Trafford në numër të madh, duke mos qenë në gjendje ta përballojnë turpërimin që po e përjeton klubi i tyre në duart e rivalit të përbetuar Liverpool.

Një numër i madh i tifozëve të Unitedit nisi ta braktisë stadiumin qysh në minutën e 60-të, kur rezultati ishte 5:0 për Liverpoolin.

Gjërat për tifozët dhe djajtë e kuq u përkeqësuan kur Unitedi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Paul Pogba u përjashtua me karton të kuq.

Mohamed Salah shënoi het-trik, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Naby Keita dhe Diogo Jota.

Të ngjashme