Timo Werner largohet nga Chelsea dhe rikthehet te Leipzigu

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Timo Werner do të rikthehet sërish te Leipzigu në Bundesligë.

Gazetari nga “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg, ka bërë të ditur se marrëveshja është pothuajse e kryer, transmeton Gazeta Express.

Dëshira e Wernerit ishte për t’u rikthyer te Lepizigu dhe kjo pritet që të zyrtarizohet në javën e ardhshme.

Ende nuk dihet nëse klubi gjerman do ta huazojë 26-vjeçarin nga Chelsea apo do të jetë transferim i përhershëm.

Sipas Plettenberg, pritet një huazim me opsion të blerjes.

Sulmuesi gjerman po largohet nga “Stamford Bridge” vetëm pas dy sezonesh.

Në verën e vitit 2020, Chelsea kishte paguar 53 milionë euro për transferimin e Wernerit nga Leipzigu.

Të ngjashme